TIRANE- Nga rradhët e Partisë Socialiste ka ardhur sot një tjetër reagim kundër propozimeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim sa i përket zgjidhjes së ngërçit politik.

Pas nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, kësaj here kundër propozimit të Metës për krijimin e një qeverie ‘besimi’ që do të garantojë mospërfshirjen e administratës në zgjedhje ka dalë një ministre e PS-së, Milena Harito.

“Ligji për nënpunësin civil i miratuar me konsensus jep garanci për mospërfshirje të administratës në fushatë dhe me procesin zgjedhor”, – deklaroi, thotë Harito për “Ora News”.

Dje në mbrëmje, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Ilir Meta deklaroi se “LSI vlerëson se vendi ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri te besimit për zgjedhje të gjithëpranuara, e cila do të garantojë mospërfshirjen e administratës së shtetit në zgjedhje, veçanërisht e policisë së shtetit, garantimin e një lufte të ashpër ndaj fenomenit të drogës dhe çdo përpjekje për financime kriminale dhe të paligjshme të zgjedhjeve si dhe garantimin transparent të procesit të dekriminalizimit”, – propozoi Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: