Ndonëse ata kanë pak kohë që janë lidhur brenda shtëpisë së Big Brother, Dona e Musa nuk e njohin dhe aq mirë njëri-tjetrin. Teksa fliste me partneren e tij, Musa i rrëfen asaj ka një fëmijë.

“Po të të them që kam një fëmijë si do e marrësh”, pyet Musa, Donën, e cila ngelet e habitur me këtë pyetje dhe serish nuk ka një përgjigje se si do të reagonte.

Por kjo pyetje provokuese, duket se ka diçka të vërtetë dhe këtë e tregon vetë Musa. “Ish-e dashura ime më tha se priste një fëmijë, i thashë që nuk mund të mbaja përgjegjësi”, tregon Musa, duke shtuar se “Ajo më pas e kishte hequr fëmijën”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: