Tre Inspektorë në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Tiranë janë arrestuar nga policia një ditë më parë, pasi i morën lekë një biznesi në Spille të Kavajës.

Policia u vu në lëvizje pasi vetë administratorja e biznesit kishte denoncuar rastin tek kryeministri Edi Rama.

Publikimi i këtij rasti në “Facebook” nga vetë shefi i qeverisë iu ka mjaftuar disa komentuesve që t’i japin sugjerime për mënyrën se si duhet luftuar korrupsioni në administratën shtetërore, raporton “BalkanWeb”.

Por në një prej përgjigjeve të tij, Rama ka qenë i prerë kur ka deklaruar se në rast se të gjithë qytetarët do ndiqnin shembullin e biznesit në Kavajë atëherë të gjithë “të paudhët” siç i ka cilësuar ai të korruptuarit do zhdukeshin për 24 orë. Ndaj për këtë arsye ai ka ftuar ndjekësit e tij në rrjetin social por jo vetëm që të ndjekin shembullin e biznesmenes në Spille të Kavajës.

Replikat në “Facebook”

KOMENTUESI 1: Zoti kryeminister.Ne cdo hallk te administrates, ne cdo pozicion pune qe qarkullojne vlera monetare ke te tille njerez.Punonjes te tatim taksave qe me 1 vit ‘pune’ kane ven pasuri sa per gjithe jeten.
EDI RAMA: Duhen pastruar me fshesen e bashkeqeverisjes me popullin! Sikur te gjithe te benin ate beri zonja qe i coi ne pranga keta te paudhe, do zhdukeshin brenda 24 oresh!

KOMENTUESI 2: Sna duhen keto o Edi po kontrollo drejtorët sepse aty fillon gjëma.Keta jane si nje pike uji ne liqenin e Pogradecit! Kur do tju vije rradha atyre…??
EDI RAMA: S’te duhen ty, po pune e madhe se s’te duhen ty o Mikel, i duhen asaj gruas qe e torturuan keta dhe gjithe atyre qe mund te binin viktime e ketyre!

KOMENTUESI 3: Gjithandej ka si keta maskRenj zoti rama..nuk gjen nje dere te qash nje hall..ke faturistat esahateve ..i shkruajn sa u do qejfi..sikur jemi fur buke..dhe furi bukes paguan me pak..tregoju vendin z.rama ne vlore i ke te gjith te poshter..bbravo per drejtorin e ri e meriton per vloren..se kan marr nga dhit dhe i kane bere zabit…njeri i qyteteruar e me fjalen e embel duke percjell hallexhinjt..respekte
EDI RAMA: Denoncoji llafet e shumta fukarallek
ramiu 2
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb