Nga Mariglen Mertiri

Çdo gjë që e rrethon e ndryshon sipas mënyrës së tij. Liria dhe frymëzimi që gjen në rrugë i ka dhuruar punët krijuese më të bukura që gjenden në mjaft zona të Tiranës.

Franko Dine djali nga Vlora nga ilegaliteti me artin e rrugës sot është bërë pjesë e Dekorit të Bashkisë, por asgjë nuk ka ndryshuar për të. Pasi forma që u jep fasadave dhe kabinave në kryeqytet janë krijimtari e tij unike pa pasur nevojë të ndryshojë idetë.

Në një intervistë për News24 Franko flet për artin e rrugës, punët e tij më të mira dhe jep disa mesazhe për të rinjtë të cilët nuk reagojnë për realitetin që i rrethon por mendojnë vetëm të emigrojnë. Çdo grafit i Frankos mbart mesazhe të forta drejtuar shoqërisë dhe politikës shqiptare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb