FRANCE – Tetë persona kanë mbetur të plagosur  nga të shtënat me armë zjarri në Francën jugore. Mes të plagosurve ishte edhe një familje e përbërë nga katër anëtarë. Sulmi ndodhi rreth orës 22:30 me kohën lokale.

Sipas BBC, besimtarët braktisën xhaminë Arrahma në Avignon kur dy persona të maskuar u afruan dhe hapën zjarr.

Sipas autoriteteve autorët e dyshuar të cilët ishin të armatosur me pistoletë dhe armë gjahu kishin mbërritur më një makinë Renault Clio.

Policia tha se ngjarja nuk po trajtohej si një incident terrorist.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb