PEJE– Katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e së mërkurës në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.

Si pasojë e të shtënave me armë kanë metur të plagosur dy vëllezër me inicialet B.K. dhe N.K., të cilët sipas mediave në Kosovë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Plumbat kanë plagosur edhe dy fëmijë që ndodheshin rastësisht në rrugë, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i spitalit në Pejë.

Dy vëllezërit mësohet se ishin të ulur në një lokal në momentin kur janë sulmuar me armë. auto_18987550_10208645495047290_2026819864_o1496844642

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: