Gati dy vjet nga vdekja e ish të dashurës Cathriona White, polemikat për Jim Carrey nuk mbarojnë.

Tani ai akuzohet se nuk ka kontribuar, ashtu siç kishte premtuar, për shpenzimet e funeralit të White.
Aktori ishte akuzuar më parë nga ish bashkëshorti i artistes së make-up, për vrasje, pasi nuk ishte kujdesur si duhur dhe kishte shfrytëzuar famën e tij, për ti siguruar asaj ilaçe në mënyrë ilegale, por me të cilat vajza u vetëvra.

Familja e vajzës së vdekur tani drejton gishtin kundër yllit kanadez. Sipas Indipendet nëna e Cathriona, Brigid Swaatman, kishte vendosur së bashku me bashkëshortin, të prezantonin një ankesë në Gjykatën Supreme të Californisë, ku deklaronin se Carrey nuk ka mbajtur premtimin, për të dhënë një kontribut ekonomik për funeralin e vajzës së tyre.

Aktori duket se është tërhequr pasi ka zbuluar që ish e dashura e tij, përpara se të vetëvritej, i kishte lënë familjarëve të saj një shumë të konsiderueshme parash.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: