Teatri Kombetar njofton se të martën më 17 nëntor, në Teatrin Kombëtar ora 19:00 do të shfaqet Stand-up komedi nga Gent Hazizaj “Plako t’majt e jotja”. E vecanta e kësaj shfaqjeje është fakti se te gjitha të ardhurat që do të përfitohen nga shitja e biletave, do te shkojne per ndihmë për kurimin e Kristi Maze, djaloshi 10 vjeçar i cili po lufton me vdekjen.

Iniciativa për këtë shfaqje është e aktorit Gentian Hazizaj, i cili është sensibilizuar për këtë kauzë duke dhënë në këtë mënyrë kontributin e tij. Iniciativa është mbështetur nga Teatri Kombëtar, që ka pranuar të dërgojë në llogarinë e Kristit gjithë paratë e shfaqjes.

Ajo që mund të bëjnë qytetarët, është të ndjekin këtë shfaqje jo vetëm për kënaqësinë e tyre, por edhe për të ndihmuar Kristin e vogël. Bashkohuni dhe ju në këtë inciativë!!! Rezerevoni që tani biletat tuaja në nr. 042223022.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb