Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, vendimet e gjyqtareve po kontestohen gjithmonë e më shumë. Kësaj nuk i ka shpëtuar as “Champions League”, kompeticion në të cilën mjaftuan 2 ndeshje për të ndezur debatin e tenologjisë në futboll.

Kaq është dashur dhe me shumë mundësi, nga botërori “Rusi 2018” dhe në çdo aktivitet të madh futbollistik, do të hyjë në fuqi përdorimi i VAR (Video Assistant Referee), sistemi që i mundëson gjyqtarit të shohë në video përsëritjen e një aksioni dhe të kthejë vendimin e tij.
sport-preview-infantino-470x313
Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, para fillimit të Kongresit të 67 të kësaj organizate që po zhvillohet në Kili, raporton “El Pais”.

“Deri tani, rezultat kanë qenë pozitive dhe nuk është e mundur që në vitin 2017 çdokush në botë në stadium apo në shtëpi të shohë që gjyqtari ka gabuar dhe i vetmi që nuk mund ta shohë është gjyqtari”, shpjegoi ai.

“Kjo, jo sepse nuk dëshiron ta shohë, por sepse ne ia kemi ndaluar që të korrigjojë këtë gabim. Tani do të ndihmojmë gjyqtarët të mos gabojnë ose të gabojnë më pak dhe t’i japim drejtësi futbollit”.

Sistemi është testuar fillimisht në botërorin e klubeve në Japoni, dhe më pas edhe në SHBA e Australi. Ndërsa rasti më i freskët është ai në miqësoren Francë-Spanjë ku falë “VAR” u shmangën disa gabime të gjyqtarit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb