TIRANE – Ashtu siç edhe jemi mësuar, marrëdhënia Xheni-Benard është pak të thuhet që është e komplikuar. Ata në një moment të caktuar puthen, pak më vonë grinden, e më pas ka serish puthje. Por është pikërisht kjo që i bën edhe më të ndryshëm nga çiftet e tjera brenda shtëpisë shkruan faqja e BB.

Por kësaj here ka diçka ndryshe, pasi janë zënë Xheni nuk ia shpreh ndjenjat e saj vetëm Benardit, por ia thotë edhe Fotinisë se çfarë ndjen për djalin nga Laçi.

“Jemi pajtuar. Nuk e imagjinon dot se sa e shumë e dua Benardin. Se kam menduar kurrë që do të ndihesha kështu brenda në shtëpi”, i thotë Xheni, Fotinisë, duke shtuar se ato të dyja kanë diçka të përbashkët në shtëpinë e “Big Brother”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb