TIRANE- Televizioni News 24, i cili i është përkushtuar informacioneve, vjen gjithmonë me risi. Duke nisur nga mbrëmja e sotme, në edicionin qendror të orës 19:00, “News 24″ do të vijë me një sigël të re të lajmeve.

Ndryshim ka pësuar e gjithë paketa e lajmeve, duke krijuar kështu një formë të re të hapjes së edicionit, ku spikatin ngjyra e bardhë dhe bluja. Përveç siglave, ndryshime do të ketë edhe në titra, të cilat janë realizuar në të njëjtën frymë, kjo falë përdorimit të një teknologjie më të re, investim i ‘News 24″.

Edicioni i ri do të mbajë mbishkrimin “24 Lajme”, sigël të cilën mund ta ndiqni çdo ditë në televizionin informativ më të ndjekur të shqiptarëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: