Temperaturat e larta kanë dalë jashtë kontrollit në Portugali duke bërë që shumë zona pyjore të përfshihen nga flakët masive.

Temperaturat e kësaj jave shkuan 38 gradë Celcius dhe pritet akoma një rritje në ditët në vijim. Zyrtarët e mbrojtjes civile thonë se megjithëse 70% e zjarrit është nën kontroll, ende është shqetësim i madh.

Të paktën 64 persona kanë humbur jetën nga zjarri i së shtunës. I fundit i viktimave u identifikua një zjarrfikës 40-vjeçar i cili vdiq në spital. Shumë të tjerë humbën jetën brenda makinave të tyre, në përpjkeje për t’iu larguar flagëve. Më shumë se 130 persona të tjerë janë plagosur.

Qeveria portugeze ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin pyjor rreth Pedrogao Grande, në veri-lindje të Lisbonës.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb