Tashmë ai është në rrugën e suksesit. I pranishëm në shfaqje të ndryshme të rëndësishme të teatrove më të mëdhenj të globit, në role kryesore, Saimir Pirgu është një nga tenorët më të vlerësuar. Për këtë arsye, ai është vazhdimisht në qendër të shkrimeve, por edhe personazh kopertinash në median profesionale të muzikës klasike.

Së fundmi, revista ndërkombëtare “L’Opera” i ka kushtuar kopertinën e prillit, veprës Lucia di Lammermoor të Donizetti-t të vënë në teatrin San Carlo të Napolit gjatë muajit mars, ku Saimir Pirgu interpretonte rolin e Sir Edgardo di Ravenswood.

Tenori shqiptar ka vazhduar udhëtimin e tij artistik në teatrin Bolshoi të Moskës ku ka interpretuar “La Damnation De Faust” dhe ndërsa ka kaluar edhe në Londër për një shfaqje të rëndësishme, tani po përgatitet për Rigoletto-n që do të interpretojë në Operën Kombëtare Holandeze në Amsterdam, shkruan “Ata”.

Dhe ndërkaq nga shfaqja e Lucia di Lammermoor, që edhe pse nuk ka kaluar asnjë muaj, duket e largët me këtë program kaq të ngjeshur, vjen vlerësimi i një kopertine të rëndësishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: