KORÇË- Një denoncim vjen nga Korça, ku administratori i Vreshtasit është futur brenda qendrës së votimit dhe iu ka bërë presion Komisionerëve.

Gazetarja Ola Mitre raportoi për “BalkanWeb” se administratori i PS-së, Cezar Bezati ka hyrë në qendrën e votimit, ndërkohë që kodi zgjedhor e ndalon të jetë në Qendrën e Votimit. PO kështu vëzhguesit thonë se iu ka bërë presion komisionerëve dhe atyre vetë.

Për më tepër sipas tyre, Bezati flet edhe me zgjedhësit që hyjnë në qendrën e votimit për të votuar. “BalkanWeb” ka siguruar edhe një foto të tij brenda qendrës së votimit duke folur me komisionerët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: