MAQEDONI – Policia ka arritur arritur të hyjë në ambientet e parlamentit maqedonas, ku pak orë më parë u sulmua nga protestuesit. Ajo ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
1-1260-620x330 (1)
Sic raportojnë mediat maqedonase policia ka arritur të vendosë në një sallë deputetët e ngujuar dhe gjendja e tyre është e mirë dhe e sigurt. Po nga ana tjetër dëgjohen edhe krisma nga shok­-bombat, të cilat nuk dihet nëse i ka hedhur policia apo protestuesit.

Tensionet nisën kur në krye të Parlamentit të Maqedonisë u zgjodh për herë të parë një shqiptar, Talat Xhaferi. Nga sulmi i protesueve mbetën të plagosur tetë persona, ndër të cilët edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaevit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: