Pas tensioneve të përshkallëzuara, pronari i një kompanie në Kaliforni që ndërton bunkerë, thotë se shumë njerëz në SHBA po kërkojnë që firma e tij t’u bëj strehime anti-bërthamore.

Ron Hubbard, president i firmës, tha se kurrë nuk ka parë një interesim të tillë nga njerëzit për bunkerët e tij.

Kjo sipas tij vjen nga kërcënimet në rritje mes SHBA-së dhe  Koresë së Veriut ku kjo e fundit pati deklaruar se do të sulmonte Amerikën më raketa bërthamore.

Kompania me bazë në Montebello të Kalifornisë ka raportuar kohët e fundit se ka shitur dhjetra bunkerë në Karolinën e Veriut, Tennessee, Teksas, Luiziana, Uashington, Oklahoma, Arizona dhe Kaliforni.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb