Një avion ushtarak i Marinës Amerikane është rrëzuar në detin Celbes, në jug të Filipineve, raportoi Marina Amerikane, duke mos arritur të ulet me sukses në aeroplanmbajtesin “Carl Vinson”.

Piloti ushtarak u detyrua të hidhej gjatë tentativës së uljes së avionit F/A-18E  dhe arriti të shpëtohej pa dëmtime. Fluturimi ishte pranë uljes përfundimtare pas kryerjes së operacioneve rutinë të fluturimit, tha komanda e flotës së SHBA-së. Ndërkohë incidenti me avionin është nën investigim, shkruan Russia Today.

“Piloti është i sigurtë dhe pa lëndime,” tha Marina, duke vënë në dukje se ai ishte marrë nga personeli mjekësor në bordin e aeroplanmbajtesit “Carl Vinson”.

Kjo aeroplanmbajtëse është vendosur në Azinë Lindore që në muajin janar. Presidenti amerikan Donald Trump më herë tha se Carl Vinson mban ‘armatën’ e drejtuar për në Korenë e Veriut në përgjigje të testeve raketore të Kim Jong Un.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb