Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se ai do të takohej me liderin e Koresë së Veriut, dhe shtoi se do të ishte shumë i nderuar ta bënte një gjë të tillë nëse situata do të ishte e qetë.

Në një kohë kur tensionet dhe retorika mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut janë të ashpra mes dy palëve, Trump bëri këtë deklaratë surprizë. “Nëse do të ishte e nevojshme ta takoja atë, sigurisht që do ta bëja, dhe do të isha i nderuar për këtë,” tha Presidenti për Bloomberg News. “Por do ta takoja në rrethana të tjera, jo në këto që jemi tani,” shtoi ai.

“Shumica e politikanëve nuk e thonë kurrë këtë, por unë e them pa pikë hezitimi se në rrethana të tjera do e takoja”.

Korea e Veriut po shton dita ditës artilerinë e tij ushtarake dhe sigurinë kombëtare duke bërë dhe akuza që i hedhin benzinë zjarrit. Kim Jong Un është lideri i Koresë së Veriut që kur mori pushtetin nga i ati i tij Kim Jong il në vitin 2011. Të shtunën lideri korean bëri një test të një rakete të mesme bërthamore. Po ashtu Trump më herët paralajmëroi për një konflikt madhor me Korenë e Veriut, edhe pse tha se do të ishte i lumtur nëse do e zgjidhte konfliktin paqësisht.

 

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: