Përpjekja e një femre për të kaluar në mënyrë ilegale 102 iPhone të lidhur rreth trupit të saj nga Hong Kong drejt Shenzen dështoi ditën e sotme.

Ajo u ndalua nga zyrtarët doganorë ku dhe ju gjetën disa shtresa me iPhone fshehur nën veshjen e saj.

Policia, e cila filloi të dyshonte kur vunë re format jo proporcionale të trupit të saj, gjithashtu zbuluan 15 orë luksoze. Gjithashtu ata kishin vënë re se gruaja ishte e veshur në një mënyrë të pazakontë për stinën.

Por pse duhet të kalohen iPhone në mënyrë ilegale kur ato prodhohen pikërisht në Kinë? Sipas 9to5Mac, iPhone janë shumë më lirë në Hong Kong sesa Kinë duke e bërë kalimin ilegal nga i pari tek i dytë një biznes mjaft fitimprurës.
iphone-smuggle-1-640x0
Një rrjet i tillë me vlerë 60 milion dollarësh u zbulua në 2012-ën i cili kalonte iPhone nga Hong Kongu në Kinë.

Në 2014-ën një burrë u ndalua në një veshje ushtarake ku kishte fshehur 94 iPhone. Rasti i gruas thyen rekordin e të gjitha kohrave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: