TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur në fshatin Shupal të Zallbastarit.

Nga hetimet paraprake të kryera, drejtuesi i mjetit furgon i markës “Mercedes Benz”, shtetasi S. F., ka parkuar mjetin në anë të rrugës por pa e siguruar në kushtet e parkimit, e për pasojë mjeti ka filluar lëvizjen e lirë.

Shoferi ka tentuar të frenojë mjetin, por si pasojë e shpejtësisë së fituar mjeti ka rënë në një lartësi rreth 10 metra duke e marrë me vete drejtuesin e saj, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor edhe ekspertët autoteknik po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb