Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Tentuan t’i shpëtojnë policisë, por bëjnë aksident tek “Myslim Shyri”. Ja çfarë kishin fshehur në makinë

aksidenti2

TIRANË- Tre shpërndarës droge, që prej kohësh mbaheshin nën survejimin e policisë janë kapur mat në zonën e “Myslym Shyrit” teksa po tentonin të shpërndanin mallin. Por në momentin që agjentët e antidrogës të veshur civilë kanë dashur të ndërhyjnë, shpërndarësit, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur, tentuan të shpëtojnë me çdo mënyrë, edhe pse e pësuan më keq.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për BalkanWeb se tre personat tentuan t’i shpëtonin policisë, duke u larguar me makinën e zezë tip Benz që shihni në foto, kur ndodheshin në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, aty ku do shpërndanin edhe drogën, por në ikje e sipër ata kanë bërë aksident.

Me tu përplasur me një makinë tjetër, forcat e policisë kanë qëlluar në ajër me armë për t’i neutralizuar, ndërsa arrestimi në flagrancë është bërë nga agjentët civilë të antidrogës dhe forcat Shqiponja.

Gjatë kontrollit në mjetin e tyre u gjet 1 kg heroinë dhe një sasi e vogël kanabisi. Hetimet për këtë grup vijojnë ende, ndërsa pritet që më shumë detaje nga ky operacion të zbulohet në orët në vijim.
(m.a/BalkanWeb)



loading...

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.