TEPELENË- Një 29-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Redjan Hadëri, banues në fshatin Kalivaç të Memaliajt.

Të njëjtat burime theksuan se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka caktuar për Hadërin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: