TIRANE- Gazetari Ylli Rakipi i ftuar në studion e lajmeve në News 24, e sheh kërkesën e fundit politike të aleatëve të vegjël të PS-së, siç është Petro Koçi i PSV ’91, ndaj aleatëve të tjerë, si një manovër që i shërben Partisë Socialiste, e cila do shkonte drejt finalizimit të qëllimit të saj në këtë mënyrë.

Sipas Rakipit, PS-ja në këtë mënyrë mund të shkonte drejt përmbushjes së qëllimit të saj për të marrë 71 deputetë dhe të mbyllë kështu llogaritë me Ilir Metën.

“Përpjekja e PS për të marrë 71 mandate është një përpjekje për të mbyllur llogaritë me ilir Metën. LSI-ja është partia që i ka shpëtuar partive të vogla, nuk është parti që asgjësohet. Nuk është parti që bën kulisa të tipit luftë për ekzistencë. Pra në këtë mënyrë PS kërkon të mbarojë punë me Ilir Metën. Kjo lëvizje këtë të bën të mendosh, që aleatët të dorëzojnë votat e më pas do shpërblehen me favore të tjera, siç mund të jenë postet”,- sqaroi Rakipi.

Petro Koçi i PSV ‘91 i bëri thirrje sot partive të majta që janë regjistruar tashmë në KQZ për zgjedhjet e qershorit, të tërhiqen nga gara dhe të kërkojnë vota për PS-në. Sipas tij, votat për to dëmtojnë fitoren e PS-së. Kësaj thirrje i janë përgjigjur negativisht dy prej aleatëve historikë të së majtës, siç janë Milo e Gjinushi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: