Pas tërmetit 3.6 ballë që tronditi mbrëmjen e djeshme, ishullin e Iskias në Itali, deri më tani numërohen 2 viktima e 27 të plagosur.

Gjithashtu 7 persona të tjerë rezultojnë të humbur. Mediat italiane kanë publikuar pamjet prekëse kur forcat e shpëtimit arrijnë të nxjerrin nga rrënojat një foshnje 7 muajshe.

La Repubblica shkruan se foshnja edhe pse me gërvishtje të vogla, gëzon shëndet të plotë.

72eba862c4e2c2181cfc91d56db0395f

Ndërkohë po vijon puna për gjetjen e shpëtimin e të humburve të tjerë, mes të cilëve edhe dy fëmijë. Tërmeti 3.6 ballë ra rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale.

Spitali i Iskia është evakuar për arsye sigurie. Një pjesë e mirë e Iskia është pa energji elektrike, perfshi dhe portin.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në pjesë të tjera të ishullit, si Barano dhe Forio. Forcat e shpëtimit janë në terren për të dhënë ndihmën e tyre, ndërkohë që janë 25 të plagosur deri më tani.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb