BEOGRAD- Një ngjarje e paprecendtë është regjistruar sot para Parlamentit serb, ku janë vendosur fotografi dhe disa parulla, ku shqiptarët cilësohen terroristë. “Shqiptarët në luftën e viteve 1998-1999 kanë marrë peng dhe kanë vrarë civilët serbë.

kosova11-780x439

Familjarët duan drejtësi”, shkruhet në pankartat që përmbajnë shprehje antishqiptare. Klan Kosova ka publikuar pamjet, ndërsa mes tyre qëndrojnë edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Fatmir Limaj.

kosova-2

“Kriminelët e luftës mbrohen nga NATO – KFOR – UNIMK – EULEX”, shkruan në një pankartë. Po ashtu aty shkruan se kësaj i kanë dhënë mbështetje dhe Hillary dhe Bill Clinton, kurse Kosova thuhet se ka bërë rrëmbime dhe ka kryer krime lufte.

kosova3
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb