GREQI– Policia greke ka publikuar fotot dhe emrat e 4 shqiptarëve, anëtarë të një grupi kriminal të cilët kryenin vjedhje nën kërcënimin e armëve në banesat luksoze në Athinë.

Sipas mediave greke, anëtarët e bandës që kanë terrorizuar Greqinë janë Vasillaq Toli 22 vjeç, i cili është arrestuar pak javë në parë si dhe 3 të tjerët të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri, Andi Paturri 28 vjeç, Mirel Xhaferri 27 vjeç dhe Ndue Brunga 26 vjeç.

Banda e shqiptarëve ka kryer vjedhje të shumta në apartamente luksoze duke përdorur shpesh edhe kërcënimin e armëve. Viktimë e grabitjeve të shqiptarëve kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou. Menaxheri i artistëve Tony Mavridis etj.

Banda e 4 shqiptarëve ka kryer grabitje të shumta, vlera e të cilave tejkalon 1 milionë Euro. Prokuroria e Athinës ka të dokumentuar 9 vjedhje të kryera nën kërcënimin e armës, mes të cilave 18 makina si dhe 3 herë tentativë vrasje kundër policisë.
Screenshot003
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb