PRISHTINE- “Për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi do të duhej negocimi i politikanëve normalë”. Kjo ka qenë deklarata e politologu Shkëlzen Gashi, në një intervistë dhënë për “Koha Ditore”. Por, sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë nuk janë të denjë ta udhëheqin këtë proces.
Gashi ka theksuar se Thaçi e Vuçiçi do të duhej të kishin të drejtë të negocionin vetëm për personat e rrëmbyer gjatë e pas luftës, fati i të cilëve nuk dihet ende, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Gashit, presidenti Vuçiç, si ish-ministër i regjimit kriminal të udhëhequr nga Milosheviçi, duhet të tregojë se ku janë mbetjet e rreth 1300 shqiptarëve të rrëmbyer dhe t’ua kthejë ato familjarëve të tyre. Kurse Thaçi, si drejtor politik i UÇK-së, siç ka thënë Gashi, duhet të tregojë se ku janë mbetjet e rreth 400 serbëve të rrëmbyer dhe t’ua kthejë ato familjarëve të tyre.

Ai e ka quajtur hendikap për Kosovën që dialogu me Serbinë të përfaqësohet nga Thaçi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: