Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ndikimit rus në Ballkan dhe situatës në Maqedoni. Në një intervistë për televizionin serb “N1 Info”, Thaçi u shpreh se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e di se Kosova është e pavarur dhe sovrane.

“Serbia duhet të largohet nga miti për Kosovën. Nuk duhet të jetojë me te të kaluar por të shikojë kah e ardhmja. Lidershipi i Serbisë dhe Vuçiçi e di se Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Por mendoj se deklarata e tij ka qenë më shumë për konsum të brendshëm. Dialogu nuk ka alternative, do të jemi të përkushtuar që të vazhdojë dialogu, në mënyrë që të kemi fqinjësi të mire”, tha Presidenti i Kosovës.

Por veçantia e interviste qëndron tek mënyra e bashkëbisedimit mes presidentit Thaçi dhe gazetares së mediumit serb, Ivana Dragiçeviç, raporton Insajderi.

Thaçi kishte zgjedhur që të përgjigjej vetëm në gjuhën shqipe, teksa gazetarja serbe bënte pyetje në gjuhën serbe dhe gjuhën angleze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: