PRISHTINE- Presidenti, Hashim Thaçi nuk ka nguruar që të ‘kërcënojë’ edhe njëherë autoritetet serbe sa do i padis për gjenocid gjatë luftës së Kosovës.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Thaçi, përkujtoi 18-vjetorin e masakrave në Poklek dhe Çikatovë e Vjetër e Drenicës, ku forcat serbe vranë 78 civilë shqiptarë.

MESAZHI I THAÇIT
“Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë.

Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër. Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë. HTH.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: