PRISHTINE- Presidenti Hashim Thaçi ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për ndjekjen e standardeve më të larta demokratike gjatë procesit zgjedhor në Kosovë.

“Si President i Republikës pres nga fituesit e zgjedhjeve që të formojnë një qeveri pro-europiane për të adresuar shpejt prioritetet”, u shpreh Thaçi. Vendvotimet në tërë territorin e Kosovës tashmë janë mbyllur ose janë në proces të përfundimit të procesit dhe numërimi i votave ka filluar.

Sipas Exit Pollit të realizuar nga qendra Gani Bobi e porositur nga Klan Kosova, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka fituar zgjedhjet me rreth 40 për qind, Vetëvendosje 30 për qind dhe LDK-AKR-Alternativa 27 për qind.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: