Kohët e fundit Armando Sadiku dhe këngëtarja ngs Kosova, Fibi, kanë zënë faqet e para të mediave rozë pasi është aluduar për një lidhje dashurie ndërmjet tyre. Për të qartësuar gjërat, protagonistja Fibi që ishte e ftuar në emisionin Thumb ka sqaruar për publikun të vërtetën sipas saj.

“Më tërheq futbolli që ç’ke me të. Madje shumë njerëz habiten që unë e dashuroj futbollin. Lojtari im i preferuar është Mesi” thotë këngëtarja.

Lidhjen e përfolur me Armando Sadikun. “Shpresoj shumë që Armando të mos jetë në ndonjë lidhje se kush e di se ç’do i kemi bërë me këtë lajm. Armando është e vërtetë që jeton në Zvicër, por Fibi ka 13 vjet që jeton në Zvicër”, u shpreh Fibi.

“Të dashur shokë dhe shoqe, me Armandon do më shihni shumë shpesh se e kam shok. Pse nuk mendoni se kam veshur fanellën e Armandos për të kamufluar historinë se kam dashur dhe e kam pasur sinjal për dikë tjetër në stadium”, ngre pikëpyetjen ajo.

E meqë Armando Sadiku është një besimtar I mirë, Fibi thotë se ia njeh këtë anë. Por se kjo nuk ka ndikuar në marrëdhënien shoqërore mes tyre. “E di që beson në Zot; e di që falet në xhami, por nuk kemi marrëdhënie që të më tregojë sesa të vishem apo të zbukurohem. S’më ka thënë asnjëherë Fib vishu çik se do ftohesh” thotë këngëtarja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: