Revista prestigjioze “The Economist” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Duke folur për inaugurimin e restaurimit të Pazarit të ri, “The Economist” flet edhe për situatën politike në Shqipëri dhe sesi socialistët presin të marrin mandatin e dytë, bazuar tek rikonstruktimi i sheshit “Skënderbej”, raporton “BalkanWeb”

Më poshtë artikulli i “The Economist”, 14 mars 2017:
the economist
Tirana ngrihet: Shqipëria e vjetër dhe e re
Modernizimi i kryeqytetit të vendit të vogël ballkanik, dikur një vend i fjetur si fshat, ka kaluar në ritme të shpejta. Sot, zona e restauruar e Pazarit të Ri do të (është) inaugurohet, duke zëvendësuar atë të vjetrin. Kjo është pjesë e planit të zhvillimit urban i mbikëqyrur nga kryebashkiaku riosh i qytetit, Erion Veliaj.

Sheshi “Skënderbej” në qendër po kthehet në një zonë të madhe këmbësorësh, që punëtorët po shpejtojnë ta përfundojnë në maj.  Një bulevard i ri duhet të përfundojë në korrik, pothuajse në të njëjtën kohë me zgjedhjet e përgjithshme.

Socialistët në pushtet të z.Veliaj shpresojnë se projekti do të ndihmojë të bindë votuesit për t’u dhënë atyre një mandat të dytë qeverisës. Por opozita kërcënon të bojkotojë votimet, duke u ankuar se socialistët janë të lidhur me mafien. Gjithashtu opozita është duke bojkotuar parlamentin, duke penguar kështu reformat jetike të gjyqësorit. Në Shqipëri është një betejë midis të vjetrës dhe të resë: Tirana është duke u bërë një qytet evropian tërheqës, por politikanët e vendit mbeten të pisët dhe tradicional si përherë.
(Ilir Sinanaj / BalkanWeb”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb