Gazeta prestigjioze britanike “The Times”, i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare Dua Lipa, e cila nisi karrierën në Londër, por tashmë është shndërruar në një yll botëror.

“Para se të behej këngëtare, Dua ka punuar në një klub nate në Londër”, nis artikulli i gazetarit të “The Times”.

Më tej në artikull flitet për suksesin e Dua Lipas, krijimin e fondacionit për Kosovën, sikurse përmendet që është vajza e një këngëtari të njohur në Kosovë.

“The Times”, shkruan se Kosova është vendi i yjeve të muzikës, nga e cila vijnë edhe këngëtaret e njohura Rita Ora dhe Era Istrefi.

Dua Lipa ka publikuar dje datat e turneut të saj europian që do të zhvillohet ne prill, në qytete si Milan, Berlin, Cologne, Utrecht, Manchester dhe Londër. E shndërruar në një nga artistet e reja më të preferuara në tregun e muziëks botërore, Dua Lipa po shijon suksesin e dy projekteve të fundit muzikore, “Blow Your Mind” një bashkëpunim me Sean Paul dhe “Scared to be lonely”, me Martin Garrix.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: