TIRANE– Kryedemokrati Lulzim Basha i bëri thirrje sot Bashkimit Europian dhe çdo institucioni tjetër ndërkombëtar që të ‘hapin sytë’ dhe të shohin se si në krye të Ministrisë së Brendshme u emërua Fatmir Xhafaj.

Nga ‘çadra e lirisë’ Basha e cilësoi këtë ndryshim në kabinetin qeveritar “Rama” si një ‘akt lufte’ jo vetëm për opozitën, por për gjithë Shqipërinë.

“Emërimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është akt lufte, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë. Shpresa që burgoset natë për natë nga ky shesh po ditët në cdo familje, në zemrat e çdo shqiptarë nuk është përmbyllur ende. Me këtë betejë vijnë mesazhet e miqve të shqiptarëve. Sado të manipulojnë me milionat e drogës, ju bëjë thirrje disa partnerëve dhe institucione të ndryshme të Evropës, të hapin sytë, pasi gojët që i dezinformojnë janë jo vetëm gënjeshtarë, por të paguar nga droga. Ne nuk do ta ndalim lumin e shpresës që buron nga syri i lirisë. ne po marrim dhe nga SHBA dhe BE mbështetje, për kauzën tonë legjitime, dhe kauzën tonë evropiane, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershëm. Shqiptarët e kanë marrë vendimin, shqiptarët nuk do kthehen pas, shumica e ka marrë vendimin, s’do kthehet pas. Pakica e ka ditët e numëruara.”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: