Kryeministri Edi Rama i ka dhënë edhe një ofertë të fundit Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj për të hyrë në zgjedhje. Rama tha sot në “Top Story” se afati i regjistrimit të partive në zgjedhje nuk ka përfunduar ende dhe se mazhoranca është gati të ndryshojë kodin zgjedhor për afatin, vetëm që PD të hyjë në zgjedhje.

“Ne jemi gati dhe do ta ndryshojmë kodin nëse PD vendos të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Rama.

“Nëse PD nuk do të hyjë në zgjedhje ne jemi shumë herë më të vetëdijshëm se kemi një barrë shumë më të madhe, u shpreh kryeministri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: