TIRANE- Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook bën thirrje për hartimin e një Pakti Kombëtar me qëllim që të shpëtohet “ekonomia shqiptare”.

Sipas tij, krijimi i një Pakti Kombëtar është mëse i nevojshëm në kushtet e konfuzionit ku ndodhet ekonomia shqiptare. Vasili thotë se investimet e huaja janë në nivelet më të ulëta dhe sa vjen e thellohet pabarazia.

STATUSI I PLOTE

Ekonomia shqiptare në konfuzion.
Investimet e huaja në nivelin më të ulët se asnjë herë.
Thithja e projekteve të mëdha më e ulta.
Nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik, profanizmin dhe të kënaqurit me fiktivitet të qeverisë si dhe thellojnë frikshëm pabarazinë.
Është koha për një Pakt Kombëtar për Ekonominë.
Fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim, dekurajimin tragjik për të rinjtë të pashmangshëm dhe vrasjen e shpresës mënyrë jetese.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: