Mediat spanjolle kanë publikuar një video që implikon kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos, i cili bën thirrje për një gjest “anti-fair play”.

Futbollisti dhe lideri i Atletico Madrid, Gabbi, në minutën e 37-të të ndeshjes ndëshkohet me kartonin e verdhë dhe kjo është një mundësi për të mos u humbur për futbollistët kundërshtar. Mbrojtësi i Real Madrid është kapur nga kamerat e televizionit “El Chiringuito” teksa i bën thirrje Cristiano Ronaldos dhe disa shokëve të tjerë të skuadrës të provokojnë Gabbi-n duke e goditur me bërryla në mënyrë që të merrte të dytin të verdhë për të dalë nga loja.


Kjo nuk është komentuar aspak mirë pasi një kapiten, për më shumë i Real Madrid, nuk mund të bëjë thirrje të tilla pasi shembulli që përçon është tejet negativ. Gabbi dhe Ramos janë pjesë e kombëtares spanjolle.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb