TIRANE- Ish-kryeministri dhe ish-­kreu i PS­-së, Fatos Nano, në mesazhin e urimit që i dërgonte ditën e djeshme kryesocialistit Edi Rama, për ditëlindjen e Partisë Socialiste, përmendi ato që i cilëson “pseudoaleanca”.

Në konferencën urgjente për mediat, kreu në detyrë i Kuvendit Ilir Meta, i është përgjigjur këtyre komenteve të bëra nga Fatos Nano.

“Mos prisni nga unë të merrem as me rilindas as me pseudorilindas, ua kam thënë në 25 qershor do të votohet për një ndryshim historik për 20 vitet që vijnë, jo për t’u kthyer 20 vjet pas”, tha Meta.

“Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!”, shkruante Nano në mesazhin e urimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: