Tifozeria turke nuk e ka respektuar heshtjen një minutëshe para ndeshjes Turqi-Greqi, në nder të 129 viktimave nga sulmet në Parisi.
Gjatë minutës së heshtjes, që po mbahej para ndeshjes miqësore tifozët turq filluan të bërtasin në kor “Allahu Akbar”, (Zoti është i madh).
Të pranishmit në stadium dhe pamjet televizive treguan tifozët turq të bënin zhurmë të madhe dhe të fërshellenin, gjë e cila përkthehet në mosrespektimin e viktimave të sulmeve terroriste në Paris.
(g.b/BalkanWeb)