Antonio Conte vetëm me një sms në përfundim të kampionatit i bëri të qartë Diego Costa-s se nuk ishte në planet e tij për sezonin e ardhshëm duke e vendosur atë në qendër të merkatos.

Kur ende nuk ka asgjë zyrtare për skuadrën e ardhshme të sulmuesit spanjoll, në foton e tij të fundit të postuar në rrjetin social “instagram” diçka e pazakontë ka ndodhur. E pavërtetuar nëse tifozët e Beshiktash janë ose jo në dijeni për një transferim të mundshëm të futbollistit në Stamboll, por i çuditshëm është fakti se 2.1 mln komente prej tyre kanë mbërritur në drejtim të Costa-s, raporton “Daily Mail”.
4225FDCA00000578-4677798-image-a-80_1499528543863
Tifozët e Beshiktash kanë qenë të ndarë në dy pjesë, disa prej tyre i kanë uruar mirseradhjen në klub, ndërsa disa të tjerë i kanë kërkuar t’i bashkohet dy herë radhazi kampionëve të Turqisë këtë merkato vere.
4225E7EE00000578-0-image-a-48_1499527102424
4225D4E500000578-0-image-a-26_1499526565131
Nuk dihet nëse Beshiktash ka fuqi aq të madhe ekonomike sa të marrë shërbimet e sulmuesit të Chelsea-s që sezonin e fundit shënoi mbi 20 gola me blutë e Londrës, por ky fakt ka habitur jo pak opinion futbolldashës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb