Nuk është e lehtë për të marrë përgjigje nga futbollistët në rrjetet sociale, por një tifoz i Bayern Mynchen ia ka arritur.

Në shënjestrën e tij ka qenë sulmuesi i krahut Dauglas Costa i cili si duket nuk ka patur mundësi tjetër veçse të replikojë me tifozin. Braziliani pyetej çdo ditë nga i njëjti person nëse do largohej nga ekipi gjerman, gjë të cilën ai e dëshironte së tepërmi pasi nuk i pëlqente si lojtar.

Costa bëri vetëm 14 paraqitje me Bayern Mynchen këtë sezon në “Bundesligë” duke fituar dhe kampionatin, por kjo u konsiderua si një dështim për të dhe për këtë arsye është i lidhur me një transferim te Juventusi.

Mo, tifozi i Bayern që në “twitter” njihet si “supremeThiago”, e ka bërë të qartë se nuk dëshiron që Costa të qëndrojë në ekip dhe prej 21 qershorit ka ndërmarrë një “mision” për t’a larguar nga kampionët e Gjermanisë.

Prej 7 ditësh ai e pyet Costa-n në “twitter” nëse do largohet.

mo

Çdo ditë Dauglas Costa deri sa të ikësh nga Bayern

mo 1

Dita e 2: Thjesht shko, te lutem

mo 2

Dita e 3 Dauglas Costa: Raportohet se Interi të kërkon. Dauglas pse nuk ikën nga ekipi im. Thjesh ik

mo 3

Dauglas Costa dita e 4: Të lutem ik ik ik ik

Në ditën e pestë, Mo postoi në “twitter” një fotoshop ku shfaqej Dauglas Costa teksa hidhej në një kosh plehrash dhe kjo mori mbi 1000 ripostime.

mo 4

Dauglas Costa dita e 5: Largohu

Çuditërisht pas këtij statusi Dauglas Costa replikoj me Mo teksa u përgjigj në të njëjtin rrjet social duke shkruar: Supreme Mo Hahahahahahahahahahaha

dauglas costa

Por Mo e vazhdoj serish misionin e tij

mo 5

Dauglas Costa, pra, do largohesh përfundimisht?
mo 6

Dauglas Costa dita e 6: Mos u trishto. Ne nuk të urrejmë si person, por si futbollist. Okej, ndoshta edhe si person gjithashtu. Mirupafshim.

mo 7

Dauglas Costa dita e 7

Nuk dihet nëse Dauglas Costa do largohet vërtetë, por gjithsesi mendimin e këtij tifozi braziliani tashmë e kë mësuar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb