TIRANE- “Timoni i qeverisjes” se vendit në katër vitet e ardhshme është diskutuar shumë gjatë ditëve të fundit. Kjo edhe për shkak të deklaratave të kryeministrit Rama, i cili u kërkon votat qytetarëve për të patur i vetëm timonin. Por sipas kreut të PDS-së, Paskal Milo, një gjë e tillë nuk është e mundur, duke lënë të hapur mundësinë e koalicioneve paszgjedhore.

Sakaq, në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”, Milo paraqet 3 skenarë të mundshëm të koalicioneve pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

TRE SKENARET E QEVERISJES PAS 25 QERSHORIT SIPAS PASKAL MILOS
Skenari PS-PD do të ishte skenari më i keq i mundshëm në terrenin shqiptar. Nuk jemi vend me demokraci të konsoliduar dhe me kulturë politike të fortë. Këtu ka një armiqësi të dukshëm deri në ekstrem midis tyre, që nuk do të mund të ulen në një tavolinë, pasi kanë interesa të ndryshme përfaqësojnë shtresa ë ndryshme që kanë përplasje historike por edhe aktuale. PD ka pretendime që nesër të realizojë programin e saj politik. Ndërsa PS në 4-vjeçarin e dytë të qeverisje, siç ka treguar përvoja, bie. Pritet të ndodhë që të bashkërendojnë përpjekjet për të bërë disa reforma brenda dy viteve. Do jetë reforma kushtetuese, dhe reforma zgjedhore. Nëse do bëjnë edhe një reformë tjetër nuk dihet.

Skenari tjetër është një koalicion PS-LSI. Pavarësisht nga replikat dhe retorikat e nxehta. Në politikën shqiptare çdo gjë harrohet. Puthen dhe përqafohen kur një orë më parë nuk kanë lënë gjë pa thënë.

Skenari LSI-PD, është një përvojë nga e kaluara. Pse jo mund të ndodhë përsëri. Por më natyrshëm do të jetë PS-LSI.

PDS ka qenë parti e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ka një bashkëpunim me LSI. Ka një aleancë historike me PS. Pra PDS e sheh veten natyrshëm atje ku është qendra e majtë. Djathtas kemi patur oferta edhe në 2005 edhe në 2009, por nuk shkova kur me bëri ftesë Berisha për shkak të programit politik të PDS si parti e qendrës së majtë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb