Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Tingujt e violinës së Olen Çesarit “ndezin” Pallatin e Kongreseve, Inva Mula e ftuara speciale

Olen Cesari koncert

TIRANË– Tingujt e fortë të violinës së Olen Çesarit, që kanë bërë për vete mijëra artdashës në mbarë botën, ndezën mbrëmjen e djeshme Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Violinisti i njohur shqiptar që ka shëtitur gjithë botën dhe e ka bërë këtë shëtitje pjesë të muzikës së tij dhe orkestrës International Clandestine Orchestra, solli për publikun 40 këngë nën tingujt e violinës e tij.

Në koncert e ftuar speciale ishte edhe sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula, e cila interpretoi nën tingujt e violinës së tij disa arie të njohura popullore. Por të ftuar ishin edhe disa artistë ndërkombëtarë.

Olen Cesari

“Kam fatin të kem me vete jo vetëm Caros Paz dhe Lavinia Mancusi, por edhe divën tonë Inva Mula, me të cilën ritakohemi në skenë mbas disa viteve, që nga 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë”, është shprehur Çesari.

Koncerti, i cili zgjati për më shumë se dy orë, ishte një nga rastet e pakta kur një violinë arrin të jetë qendra e një spektakli madhështor muzikor.Në një pjesë të koncertit Olen Çesari ndaloi dhe kujtoi një ngjarje historike të veçantë të Luftës Botërore, gjatë së cilës populli shqiptar mbrojti dhe strehoi hebrenjtë.

Pas fjalës së tij, ai interpretoi një muzikë hebreje, dedikuar një feste të veçantë që ata kanë. Ky koncert i violinistit Olen Çezari dhe i orkestrës International Clandestine Orchestra, do të jepet edhe sot në Pallatin e Kongreseve, për shkak të kërkesave të larta të publikut kryeqytetas.

(m.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.