Të premten luhet beteja e kaërt derbi mes Tiranës dhe Partizanit e për këtë arsye klubi bardheblu ju ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të shumtë në mbështetje të skuadrës.

Në një postin në “Facebook”, KF Tirana i kërkon atyre të kthehen në stadium pavarësisht mungesës së rezultateve në ndeshjet e fundit si dhe të sheshojnë mosmarrëveshjet që lindën që pas lejimit të Partizanit për të luajtur në “Selman Stërmasi, stadium të cilët tifozët bardheblu e cilësojnë si të tyrin.

Postimi
kf tirana
Te premten ora 19:00 luhet ndeshja e radhës Tirana – Partizani ne stadiumin “Selman Stermasi”.

Eshte momenti per t’u rikthyer masivisht ne mbeshtetje te skuadres, per nje ndeshje qe duhet fituar. Rezultatet jo te mira qe skuadra ka marre gjate periudhes se fundit nuk jane arsye per te munguar ne stadium. Lojtaret kane nevoje per mbeshtetjen e cdo tifozi.

Kjo nuk eshte nje ndeshje qe duhet bojkotuar, eshte nje ndeshje qe duhet fituar dhe per ta fituar duhet mbeshtja e te gjithe tifozeve. Te gjithe bashke, te premten ne shtepine bardheblu me ngjyrat bardheblu.

Tifozet, klubi dhe skuadra nuk jane armiq te njeri-tjetrit. Te gjithe bashke si nje familje e madhe. Gjithmone forca Tirona!

Reagimi i tifozëve në faqe
Menjëherë pas këtij postimi kanë qenë të shumta edhe reagimet e tifozëve të cilët nuk e kanë mirëpritur ftesën e klubit duke e cilësuar atë si të pakuptimtë dhe si prerje në besë e drejtuesve të cilët lejuan që në “shtëpinë e tyre” të luante edhe Partizani.
pgj e tifozeve

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb