TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut, ku një 29-vjeçar ka rënë nga ballkoni i pallatit ku banon. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në rrugën “Shefqet Kuka”, tek pallati “Midarol”.
Nuk dihet ende sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia e Tiranës njofton se 29-vjeçari me inicialet B.H, ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.
Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Komisariati i Policisë Nr. 4 1. Më datë 14.07.2017, rreth orës 03:50, në rrugën “Shefqet Kuka”, pallati “Midarol”, ka rënë nga ballkoni shtetasi B.H, vjeç 29, i cili ndodhet në SQU, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(BalkanWeb)