TIRANE- Një person është gjendur i pajetë brenda një kabine elektrike në Tiranë. Ngjarja e rëndë është raportuar para pak minutash në rrugën ‘Mine Peza’ në kryeqytet.

‘BalkanWeb’ mëson se paraprakisht dyshohet se viktimën, e ka zënë korrenti. Sakaq, gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima është identifikuar me emrin Rigels Patoku, 36-vjeçar dhe se i përket komunitet rom.

Deri më tani janë mister rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Ndërkohë, në sajë të informacioneve që një qytetar ka përcjellë në redaksinë e ‘BalkanWeb’ mësohet se 36-vjeçari jetonte aty me dëshirën e vet. Sipas qytetarit, policia kishte tentuar disa herë që ta largonte prej aty viktimën, pro ky i fundit nuk kishte pranuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb