Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Tiranë, ja si e kapi shqiptarja burrin amerikano-latin me dashnoren në ballkon

Gjykata e Tiranes_9_14

TIRANE- Një 30­-vjeçare shqiptare ka humbur një fëmijë për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj amerikano­ latin gjatë shtatzënisë. Marrëdhënia mes çiftit, të njohur në Itali, ka vijuar të jetë e acaruar.

Në momentin kur ka dashur të prishë lidhjen, një shtatzëni e re e ka bërë shqiptaren të ndërrojë mendje. Edhe pse i ka dhënë një tjetër mundësi bashkëshortit, grindjet dhe zënkat kanë shoqëruar raportin e tyre. Pas ardhjes në jetë të fëmijës, çifti është zhvendosur në Tiranë.

Vendbanimi i ri ka mbartur problemet e vjetra për 30­ vjeçaren M.S. Bashkëshorti i saj, 5 vjet më i ri, J.R., lindur në një nga vendet e Amerikës Latine ka vijuar të dilte natën dhe ta linte vetëm më foshnjën.

Përplasja në çift ka kulmuar kur 30­-vjeçarja e ka parë bashkëshortin e saj në ballkonin e banesës së tyre në shoqërinë e një femre tjetër. Kur ka shkuar të përballet me bashkëshortin, ai e ka dhunuar duke e përplasur në murin përballë derës së banesës së tyre.

URDHRI I MBROJTJES
Të gjitha këto fakte janë pohuar nga ana e 30­vjeçares M.S. në gjykatë, gjatë shqyrtimit të kërkesës së saj për lëshimin e një urdhri mbrojtjeje ndaj bashkëshortit të saj. Në një seancë të zhvilluar pak
ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e nënës së re. Sipas vendimit, për një vit me radhë amerikano­latini J.R. nuk duhet të kontaktojë, cenojë, kërcënojë apo kryejë veprime dhunë ndaj
bashkëshortes së tij. Sipas M.S., bashkëshorti i saj nuk sillte të ardhura në shtëpi, ndërkohë që dilte në orët e vona me njerëz të papërshtatshëm.

E KAPURA “MAT”
Paditësja M.S. ka rrëfyer në gjykatë edhe skenën tronditëse, ku nga ballkoni i banesës së motrës së saj që jetonte në të njëjtin pallat ka parë bashkëshortin me një femër tjetër. “Ballkoni i shtëpisë së motrës sime është përballë me ballkonin e shtëpisë sonë, ku aktualisht jeton i padituri. Unë po flisja me vjehrrin në telefon dhe ai po pyeste për djalin. Në këtë moment shoh që J. del në ballkonin e shtëpisë sonë me një vajzë. Ata po përqafoheshin në ballkon përballë meje. Atëherë unë i thashë vjehrrit që J. ka një tjetër. I thashë le të vazhdojë jetën e tij dhe se unë do të marr gjërat e mia nga shtëpia. Shkova te shtëpia dhe i rashë derës. Ai doli dhe unë i kërkova që të marr gjërat e mia. Më tha që të ikja, se në këtë moment ishte i zënë dhe se do të m’i sillte më vonë. Unë insistova që t’i merrja në atë moment. Doja të futesha në shtëpi dhe ai më shtyu dhe më përplasi në mur. Këtë gjë e bëri dhe me motrën time. Unë i thosha dua thjesht gjërat e mia. Ai mbylli derën dhe m’i hodhi të gjitha rrobat nga ballkoni. Mora policinë në telefon. Pasi erdhi policia, ai i tha që ne po grindeshim. Ai e la në shtëpi vajzën me të cilën shoqërohej dhe më pas shkuam të gjithë në rajonin e policisë që të sqaroheshim. Në polici, unë nuk kërkova që ta fus në burg. Kërkova vetëm urdhër mbrojtjeje. Kur dolëm nga rajoni më tha do të të shkatërroj jetën dhe do të të marr djalin”, ka rrëfyer 30­ vjeçarja në sallën e gjyqit. (Panorama)
(ma.ar/BalkanWeb)



Komente ( 7 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.