TIRANË – Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e pasdites së ditës së sotme në kryeqytet.

Një makinë ka përplasur motorin në pallatin e sportit “Asllan Rusi” pranë Zogut të Zi në Tiranë. Burime për BalkanWeb bëjnë më dije se në aksident ka 2 të plagosur.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat policore dhe ambulancat që kanë shoqëruar të plagosurit menjëherë në Spitalin Ushtarak.

Nuk dihet ende shkaku i aksidenti dhe gjëndja e të plagosurve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb