TIRANE- Atentati i dy ditëve më parë, tek gjimnazi “Partizani”, ndaj aktorit Mishel Prela është kryer nga një grup i strukturuar kriminal, me qëllim vrasjen e tij. Në këtë konkluzion ka dalë policia e Tiranës, e cila zbulon se për vrasjen e Prelës ishte paguar një shumë prej 80 mijë eurosh.

Një një konferencë për shtyp drejtori i policisë së Tiranës, Ardi Veliu tha se policia ka arrestuar gjithë anëtarët e këtij grupi, që nga porositësi deri tek ekzekutori.

Sipas tij, vrasja është porositur nga Ervin Zallumi, i cili ka paguar plot 80 mijë euro që të eliminohej Prela.

Sipas policisë, porositësi nga Tirana ka kontaktuar me personin që do kryente vrasjen, Shkëlzen Bucin nga Peshkopia dhe një tjetër bashkëpunëtor në vrasje të identifikuar si Miklar Tola. Kundrejt shumës prej 80 mijë euro Buci i ndihmuar edhe nga Tola duhet të zhdukte, 31-vjeçarin Mishel Prela. Po ashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi Trimi Hidri, bashkëpunëtor në vrasje.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb