TIRANE– Një 44-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se dje pas hekurave përfundoi shtetasi Saimir T.

Ai akuzohet se 44-vjeçari ka ushtruar dhunë në banesë, ndaj gruas së tij me inicialet J. T., 30 vjeç, të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i’u kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për Ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: